Shqetësimet dhe zhgënjimet e SHBA-së ndaj liderëve dhe politikanëve të Kosovës

Vuk Jeremiç, ish-ministri i Jashtëm i Serbisë dhe ish-diplomati i Kombeve të Bashkuara, në revistën Buduzeri i diplomacisë ka deklaruar se administrata e presidentit të SHBA-ve, Donald Tramp, ndryshe nga paraardhësit, ka ndryshuar diskursin e politikës dhe se një gjë është e qartë., që fjalori politik nuk është më i ashpër se më parë në Shtëpinë e Bardhë në Uashington. Po ashtu, një prej zërve më me ndikim John R. Bolton, shefi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, përtëritësi i linjës së ashpër në Lindjen e Mesme, në Irak dhe Siri, të administratës së Bushit dhe Obamës ka sugjeruar se ndryshe nga paraardhësit, administrata e Trampit është duke e ndryshuar qëndrimin dhe diskursin politik ndaj Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Kosovën. Po ashtu, përveç Këshillit të Sigurisë Kombëtare të administratës amerikane, thuhet se disa senatorë kanë shfaqur shqetësim dhe zhgënjim ndaj liderëve dhe elitës politike kosovare. Në një takim midis Trampit dhe Putinit, presidenti amerikan i tha atij rus se duhet t’ia kthejë krimin Ukrainës. Putini me një buzëqeshje ironike dhe me emocion iu drejtua homologut të tij: “Ju lutem, po Kosova?”. Duke mos e prishur atmosferën, ata e ndërruan temën dhe vazhduan bisedën. Deklarata e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, se tarifa doganore 100% nuk do të hiqet deri në njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë, pa marrë parasysh mospajtimin e aleatëve tanë ,SHBA dhe BE. Haradinaj është kritikuar nga partnerët dhe opozita se sillet në mënyrë autoritare dhe totalitare. Kritikuesit e Kryeministrit Haradinaj në fillim kanë qenë në pajtim për vënjen e tarifës doganore dhe kjo gjë po ashtu ka përmbushur interesat e forcave pozitare të Kosovës. Por, zgjatja e taksës ka treguar lodhje dhe humbje të kredibilitetit e reputacionit te Kosovës ndaj bashkësisë ndërkombëtare, përkatësisht aleatëve të saj, si SHBA-ja. Po të vazhdojë edhe më tej taksa, një përqindje e firmave të Serbisë, me kalimin e kohës, do të gjejnë tregje të reja. Protestat që po vazhdojnë në Serbi i shkojnë për shtati edhe vetë presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pasi mosheqja e taksave mundëson defokusimin e vëmendjes së masës nga kriza e destabiliteti i vendit në çështjet e reja me Kosovën.

Kryeministri Haradinaj duhet që sa më shpejt t’i suspendojë taksat, të jetë transparent, pragmatik, me qëllim që të dy palët të ulen në bisedime për të gjetur koncensus konstruktiv që me ndihmën e aleatëve SHBA e BE të arrihet paqe dhe njohja e Kosovës.

Shtrohet pyetja se kujt i konvenon minimi I marrëdhënieve dhe miqësia me aleatin më të fuqishëm të kohës kur populli i Kosovës gjendej në momentet më tragjike të histories? S’do mend se ky minim  e ka inkurajuar e ngazëllyer Serbinë dhe aleaten e saj, Rusinë. Por, në vazhdim diskursi politik antiestablishment, kokëfortësia, mospajtimi me SHBA-në , përkeqësimi i marrëdhënieve diplomatike në të ardhmen, administrata e presidentit amerikan mund t’i heqë trupat nga Kosova. Kurse Rusia nuk është si në periudhen e Boris Jelcinit. Një këshilltar dhe historian  Vlladimir Putinit rrëfen se presidenti Boris Jelcin, gjeneralët dhe i gjithë populli rus e di se Rusia, aleate tradicionale e Serbisë, do t’i tregojë dhëmbët pas largimit të amerikanëve. Me largimin e trupave amerikanë, Serbia, brenda natës, do ta aneksojë Veriun dhe do ta pushtojë tërë Kosovën. Shtetet e Ballkanit Perëndimor, siç janë Maqedonia dhe Kosova, nuk kanë forca për të mbijetuar pa NATO-n dhe Perëndimin. Pa to janë si gjethe e fije kashte që i merr lumi dhe në fund derdhet në digë. Kjo i ngjan artikullit që e pata shkruar para ca muajsh me titull “Anija fundoset, të çmendurit vallëzojnë”, ngaqë pas referendumit në Maqedoni, turma maqedonase festonte me valle, me slloganë e parolla “Nuk duam NATO, nuk duam BE”. Epilogu dhe odiseja e ngjashme është edhe në Kosovë. Populli nuk vallëzon. Vallëzojnë oponentët, ordinerët, oportunistët, të korruptuarit, bashkë me liderin e tyre që mban timonin në dorë, teksa anija po fundoset.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button