Bruksel, Ivanov do të flet për krizën VMRO-BDI

Presidenti Gjorge Ivanov sot dhe nesër do të takohet me përfaqësuesit më të lartë të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s.

Ivanov sot do të takohet me kryetarin e Parlamentit Evropian Martin Shulc, me sekretarin e përgjithshëm të Aleancës Veriatlantike Andres Fogh Rasmussen dhe me Shtefan Fule, evrokomisar për Zgjerimin e Bashkimit. Nesër, presidenti i Maqedonisë do të ketë takim me kryetarin e Këshillit Evropian, Herman van Rompuy. 

Takimi Ivanov – Rasmussen është planifikuar që të mbahet prej orës 9:30 deri në 10:30 në selinë e NATO-s në Bruksel. Ky do të jetë takimi i parë i presidentit Ivanov me Rasmussenin pas Samitit në Çikago, ndaj e njëjta sipas kabinetit të tij paraqet edhe një konfirmim se Republika e Maqedonisë mbetet fuqimisht e përcaktuar dhe përkushtuar në atë që të bëhet anëtare e NATO-s, me ç’rast është paralajmëruar se do të shkëmbehen mendime rreth Samitit në Çikago dhe ndodhitë në rajonin e Evropës Juglindore. 

Sot, saktë në mesditë, shefi i shtetit të Maqedonisë do të takohet me evrokomisarin Fule në godinën “Berlemont” të Komisionit Evropian, ndërsa në ora 17:20 është caktuar takim me kryetarin e evroparlamentarin, Shulc, në ndërtesën e pallatit ligjvënës evropian. Në takimet me përfaqësuesit e lartë evropianë, presidenti i Maqedonisë do të shoqërohet nga ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki.

Në takimin me Fulen, Ivanov pritet të bisedohet edhe për temën rreth krizës në koalicionin qeveritar dhe me njeriun e parë të Këshillit, van Rompuy, me të cilin po ashtu do t’i prekin temat për evrointegrimin e Maqedonisë. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button