Gjendja në Siri – të vrarë e të plagosur

Aktivistët sirianë thonë se një sulm nga ajri i forcave qeveritare vrau të hënën 18 njerëz në veri të vendit – 5 persona të vrarë afër Damaskut.

Aktivistët sirianë thonë se një sulm nga ajri i forcave qeveritare ka vrarë të paktën 18 njerëz në një zonë banimi në veri të vendit, ndërsa një makinë bombë ka vrarë 5 persona në një periferi Damaskut.

Aktivistët thanë se gra e fëmijë ishin në mesin e të vrarëve në sulmin e të hënëns nga ajri në qytetin e al-Báb-it. Ata thanë se persona të tjerë mund të kenë vdekur nën rrënojat e shtëpive të bombarduara.

Aktivistët thanë gjithashtu se një makinë bombë në lagjen Jaramana të Damaskut  plagosi të paktën 27 njerëz. /portalb/

  

Lajme të ngjashme

Back to top button