Policët do të vozisin Skoda Yeti e jo Seat Altea

Në ankandin e përsëritur elektronik për furnizim të 150 automjeteve policore që u mbajt sot, Porsche Maqedoni parashtroi ofertë më të ulët.

“Pas mbylljes së ankandit, në bazë të raportit të gjeneruar nga sistemi elektronik për furnizime publike, gjatë ankandit u konfirmua se oferta më e ulët  arrin 199.750.000 denarë, gjegjësisht  është për 10 milionë denarë më e ulët se çmimi fillestar në ankand. Komisioni për furnizime publike pranë MPB-së, në pajtim me Ligjin për furnizime publike, do ta vazhdojë procedurën”, kumtoi MPB-ja.

Nga Porshe Maqedoni thanë se në ankandin e sotëm elektronik kanë ofruar çmim prej 199.750.000,00 denarë pa TVSH të përfshirë, që është për 10.000.000,00 denarë (pa TVSH) më e ulët se çmimi fillestar në ankandin e sotëm, që paraqet pothuajse 1.280 euro çmim më të ulët për një automjet.

Ankandi u përsërit me urdhër të Birosë pasi që më 29 gusht kishte pasur crregullime teknike./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button