14 vjet burg për tigrin Igor Spasov, vrasësin e Neshkovskit

Katërmbëdhjetë vite burg për pjesëtarin e njësisë speciale “Tigrat” Igor Spasov nga Shtipi caktoi Gjykata e Apelit në Shkup për vrasjen e Martin Neshkovskit më 5 qershor të vitit të kaluar, me çka vetëm u vërtetua vendimi i Gjykatës penale.

Gjykata Themelore e shpalli Spasovin fajtor për vrasje me paramendim. Sipas akuzës, Spasov e ka rrahur Neshkovskin për një shkak banal derisa në sheshin “Maqedonia” në Shkup është festuar fitorja në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitit të kaluar.

Gjykimi zgjati disa muaj. Gjatë tërë procesit gjyqësor Spasov e mohonte vrasjen. 

Pas vrasjes së Martin Neshkovskit në vend pasuan protesta kundër brutalitetit policor, mirëpo ministrja e brendshme Jankullovska nuk dha dorëheqje si që kërkuan protestuesit. 

Ndryshe, jemi në pritje të fillimit të procesit gjyqësor kundër policit Jakim Trifunovski, autor i vrasjes së dy të rinjve në Gostivar. Gjykimi i tij zhagmitet me muaj edhe pse duhej të fillonte më së voni në muajin gusht. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button