5 persona kanë ndërruar jetë nga gripi javën e kaluar, numri total i të vdekurve është 28

Në vetëm një javë gripi ka marrë pesë jetë të tjera, duke e çuar numrin e përgjithshëm për këtë vit në 28. Të vdekurit ishin të moshës 5 deri në 86 vjeç, shifrat janë më të lartat që nga viti 2009 kur u shfaq gripi i derrit dhe 30 vetë vdiqën. Sipas autoriteteve shëndetësore, të vdekurit kishin infeksione të rënda respiratore, dhe 72 përqind e tyre ishin persona me një ose më shumë sëmundje kronike, transmeton Tv24.

Javën e kaluar, u regjistruan rreth 500 raste të reja të gripit, numër i cili është dy herë më i ulët se në javën e para kësaj, por krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i pacientëve është 20 përqind më i lartë. Numri i përgjithshëm i pacientëve për këtë sezon është rritur në 20,700 raste. Epidemiologët thonë se edhe pse këtë vit vërehet një numër më i madh i rasteve, asnjë vendim nuk është bërë për të deklaruar epidemi.

Epidemiologët thonë se këtë vit lloji dominues i gripit që ka kapluar pjesën më të gjerë të Evropës është lloji AH1N1, për të cilin këtë vit përcaktohet se ka pësuar ndryshime të caktuara mutacionesh në strukturën e tij dhe si rezultat, këtë viti ka treguar fuqi dukshëm më të madhe dhe virulencë më të madhe.

Instituti i Shëndetit Publik tha se zakonisht sezoni i gripit duhet të përfundojë në maj dhe se ata shpresojnë se numri i sëmundjeve do të bjerë deri në fund të sezonit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button