?Osmani: Le të jetë një vit i mbarë shkollor

Rufi Osmani, kryetari i komunës Gostivar dhe lider i partisë Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK) ka dërguar një telegram urimi me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor për të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit.

“Në ditën e parë të fillimit të vitit të ri shkollor 2012/2013, që shënon një vit të ri në përpjekjet tona të përbashkëta në rrugën e dijes dhe formimit të së ardhmes sonë, është një kënaqësi e veçantë për mua që gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve t’ju uroj që këtë vit shkollor ta përcjellë zelli, disiplina, vullneti dhe serioziteti. Në mënyrë të veçantë, uroj vogëlushët të cilët për herë të parë po ulen në bankat shkollore dhe po hyjnë në udhën e pafund të diturisë”, shkruhet në komunikatën e Osmanit.
  
“Komuna e Gostivarit, si institucion kompetent për arsimin fillor dhe të mesëm në territorin e saj, kuadrin arsimor, infrastrukturën arsimore dhe cilësinë e mësimdhënies e ka ndër prioritetet kryesore të saj dhe për këtë kemi punuar dhe do të vazhdojmë të punojmë, gjithnjë duke pasur synim rritjen e standardeve në këtë drejtim”, shkruhet më tej në komunikatë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button