Vriten kurbetçarë nga Amerika në Kërçovë?!

Kufomat e një çifti me siguri të vrarë, mërgimtarë në Amerikë janë gjetur të vrarë në shtëpinë e tyre në fshatin Sërbicë në Kërçovë, kumtoi MPB.

Sipas policisë, kufomat e Isa dhe Selime Imerit (69 vjeçarë) janë gjetur dje pasdite. Pleqtë tashmë të ndjerë i kishin të lidhuara duart dhe këmbët me rroba.

Fqinjët nuk i kishin parë çiftin Imeri një kohë të gjatë, ata i gjetën kufomat kur shkuan të shohin se çka ka ndodhur me ta.

Kufomat janë dorëzuar në obduksion, ndërsa policia gjurmon pas kryerësve.

Isa dhe Selime Imeri kanë jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por çdo vit gjatë verës kanë ardhë në vendlindje. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button