Bushati: Pse nuk e gjejmë dot gjuhën për të parë përpara?

Ish-ministri i Jashtëm dhe deputeti i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Ditmir Bushati, të mërkurën nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë ka deklaruar se është momenti i fundit të shikojmë nga e ardhmja dhe të mos bëhemi nostalgjikë të së shkuarës, transmeton Koha.net.

Me këtë rast ish-ministri Bushati u është drejtuar kryesisht socialistëve të vjetër, Gramoz Ruçit, Musa Ulqinit dhe Pandeli Majkos, shkruan sot Koha Ditore. Gjatë fjalës së tij nga foltorja e Kuvendit, Bushati kërkoi që Shqipëria të marrë shembullin e Greqisë dhe Maqedonisë dhe shtroi pyetjen para deputetëve: “A jemi të gjithë shqiptarë, a jemi pjesë e një kombi”?.

“Ne jemi në një udhëkryq të madh. Lexova një artikull të ‘Financial Times’, një prej gazetave prestigjioze. E dini se me çfarë hapej faqja e parë? Me foton selfie të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut dhe kryeministrit të Greqisë, për arritjen e madhe historike pas 3 dekadash. Unë sot pyes: Si ka mundësi zoti Ruçi, si ka mundësi zoti Ulqini, zoti Majko e deri tek kolegia që foli për herë të parë në këtë parlament, pse kur grekët e maqedonasit e gjetën gjuhën për të parë përpara, ne nuk paskemi mundësi për të gjetur gjuhën me njëri-tjetrin?! A jemi të gjithë shqiptarë, a jemi pjesë e një kombi?”, shtroi pyetjen ish-ministri Bushati.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button