Merkel: Shpresoj se ende mund të gjendet zgjidhje për Brexit-in

Kancelarja gjermane Angela Merkel shprehu shpresë për një Brexit të rregullt, pavarësisht pasigurisë në rritje para afatit përfundimtar të 12 prillit për largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian (BE), raporton Anadolu Agency (AA).

“Shpresoj se ende mund të gjendet një zgjidhje”, tha Merkel në Berlin gjatë një diskutimi me studentët mbi të ardhmen e BE-së.

“Parlamenti britanik ka thënë gjithashtu se dëshiron një Brexit të rregullt. Le të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha ajo.

Merkel theksoi se një Brexit pa marrëveshje do të çonte në shumë pasiguri.

Deri më tani, marrëveshja Brexit e kryeministres britanike Theresa May është refuzuar tri herë nga ligjvënësit.

Parlamenti i Britanisë mbrëmë refuzoi po ashtu katër propozime alternative për mënyrën e largimit të vendit nga BE-ja.

Me kërkesë të Britanisë, BE-ja ka shtyrë Brexit-in deri më 12 prill.

Pasiguria rreth Brexit-it ende vazhdon, ndërsa udhëheqësit e BE-së rreth kësaj çështjeje do të mbajnë një samit të jashtëzakonshëm më 10 prill.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button