Merkel: Gjermania sikurse SHBA beson se Rusia ka shkelur traktatin për armët bërthamore

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ka thënë se vendi i saj beson sikur Shtetet e Bashkuara të Amerikës së Rusia e ka thyer Traktatin e Forcave Bërthamore afatmesëm të Luftës së Ftohtë.

Deklarimi i Merkel për këtë vjen pasi Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se Washingtoni do të tërhiqet nga traktati i 1987-ës këtë verë nëse Moska nuk i jep fund shkeljeve për të cilat dyshohet, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Porosinë e Trump, Merkel ka thënë se e ka kuptuar mjaftë mirë.

Në anën tjetër Rusia ka mohuar se ka shkelur traktatin për armët nukleare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button