Ja botimet e reja në libraritë e Tiranës

Duket se fillimi i shtatorit ka nisur një konkurencë mes shkrimtarëve të huaj dhe atyre shqiptarë për të sjellë sa më shumë botime. Kjo garë dëshmohet qartë mes filozofit të madh Indian ,i njohur me pseudonimin Osho i cili vjen i përkthyer në shqip me katër botime të reja dhe shkrimtarit Martin Camaj i cili vjen me 5 ribotime të reja.

Sipas të dhënave nga libraritë e kryeqytetit vemëndjen e lexuesit e ka tërhequr më tepër magjia dhe përshkrimet e profesorit të filozofisë Osho me magjinë e tij mistike i cili në të gjitha librat e tij përcjell me kujdes udhëzime për një fillim të ri jete.

“Burri dhe Gruaja” Vallëzimi i jetës , në këtë libër perpjekja e autorit është që t`ju çlirojë nga dualizmi i burrit dhe i gruas.

“Kryesorja është të jesh” një libër për dashurinë, vetënjohjen dhe marrëdhëniet e ndërsjellta, libër i cili jep shpjegim për dilemat e ekzistencës së dashurisë.
“Jeta, Dashuria, e qeshura”, ky libër përcjell mesazhin, sipas filozofit njerëzit duhet të jetojnë pa u pajtuar me modelin e caktuar apo kushte konkrete.
Libri “Dashuria, Liria, vetmia” ai shpjegon se përse kanë vlera këto fenomene dhe si mund të shikohen ato, jo si arsye shqetësuese por si gëzim.
Ndërsa ribotimet e shkrimtarit Camaj, sjellin një larmi zhanerash nga poezia deri tek Romani. “Njeriu më vetë e me tjerë” poezi.
“Karpa”-Roman.
“Të papërsosur”-Tregime.
“Dranja” prolog madrigal mbi fatin e një frymori të papërsosur.
Dhe libri me Novela të përmbledhura.

Gjithashtu këtë javë është shtuar në stendat e librarive edhe libri me leksione në psikoterapi për mjekët, psikologë dhe mësues me titull “Praktika dhe Teoria e Psikologjisë Individuale” e Alfred Adler

Lajme të ngjashme

Back to top button