Japoni, emërtohet periudha e re perandorake

Periudha e re perandorake e princit të kurorës në Japoni, Naruhito, do të quhet “Reiwa”, e cila ka kuptimin e rendit dhe harmonisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Yoshihide Suga, zëdhënësi i qeverisë së kryeministrit Shinzo Abe, njoftoi se periudha e Naruhito i cili do të vijë në fron në vend të perandorit Akihito që do të zbresë nga froni më 30 prill, do të quhet “Reiwa”.

Abe dekaroi se emri është marrë nga antologjia e poezisë japoneze të shekullit të 7-të, “Manyoshu”.

Kryeministri japonez tha se qeveria këtë emër e ka zgjedhur “me shpresë që Japoninë ta shndërrojnë në një vend ku gjithkush mund t’i realizojë ëndrrat, ashtu sikurse lulëzimi i luleve me ardhjen e pranverës pas një dimri të fortë”.

“Kombi ynë është në një pikë kthese. Japonezët kanë shumë vlera që nuk duhet të harrohen”, shtoi ai.

Në Japoni për herë të parë pas rreth 1.400 vitesh, periudha perandorake është emërtuar nga antologjia e poezisë japoneze në vend të klasicizmit kinez.

Akihito do të jetë perandori i parë pas 200 vitesh që do të zbresë nga froni, ndërsa periudha e tij quhej “Heise”, që ka kuptimin “arrihet në paqe”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button