Gjykata e Apelit e konfirmoi se Zaev është i pafajshëm në rastin “Ryshfeti”

Gjykata e Apelit në Shkup e ka refuzuar ankesën e Prokurorisë Themelore Publike në lidhje me vendimin në lëndën “Ryshfeti”, me çka është konfirmuar vendimi lirues për kryeministrin Zoran Zaev, njofton Portalb.mk.

Vendimi është publikuar në ueb-faqen e Gjykatës.

“Gjykata e Apelit në Shkup njofton se, duke vepruar në lëndën KOKZH-2718, në opinion e njohur si “Ryshfeti”, pas mbajtjes së seancës së mbyllur, ka miratuar vendim me të cilën ankesa e Prokurorisë Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion Shkup, është refuzuar dhe e ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore Shkupi 1 Shkup KOK.numër.62/16 më 21.05.2018”, thuhet në kumtesë.

Ndyshe, në rastin “Ryshfet” kryeministri Zoran Zaev sipas akuzës është ngarkuar se në cilësinë e personit zyrtar si kryetar i Komunës së Strumicës, nga biznesmeni, Ivan Nikollov, ka kërkuar ryshfet prej 163.924 euro, gjegjësisht nga 2 euro për metër katror tokë ndërtimtare në Strumicës, për të cilën Nikollov ka qenë i interesuar që të privatizohet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button