Dueli i parë televiziv mes Pendarovskit dhe Siljanovskës do të mbahet të enjten

Dueli e parë televiziv nga fushata zgjedhore e kandidatëve për president, Gordana Siljanovska dhe Stevo Pendarovski do të mbahet në televizionin “Telma” të enjten. Siç bën të ditur “Fokus“, dueli i cili duhet të mbahej të martën është shtyrë me kërkesë të Siljanovskës, transmeton Portalb.mk.

Kandidatja për president, Gordana Siljanovska vazhdimisht e ka fuar Pendarovskin në duel televiziv. Nga VMRO-DPMNE disa herë e ka porositur Pendarovskin të mos ikë nga përballja televizive.

Marrëveshjet deri tani për duele televizive janë caktuar për më 12 prill në  RTVM, më 14 prill në Sitel dhe me 17 prill në televizionin Alsat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button