Të hënën fillon viti i ri shkollor 2012/2013

Nesër fillon viti i ri shkollor 2012/2013. Këtë vit shkollor zilja do të cingërojë për herë të parë për 20 mijë e 700 nxënës fillorist që fillojnë të ndjekin mësimin në klasën e parë të nëntë vjeçares.

Sipas të dhënave të Ministrisë së arsimit dhe shkencës, virin e kaluar janë regjistruar mbi 21 mijë e 331 filloristë, që do të thotë se këtë vit ka rënie të numrit të nxënësve që fillojnë shkollimin.

Në shkollat e mesme të Maqedonisë në vitin e ri shkollor 2012/2013 janë regjistruar 20 mijë nxënës, ndërsa vende të lira ka edhe për 14 mijë nxënës. 
Me ligj në Maqedoni është i obliguar edhe arsimi i mesëm, nxënësit të cilët nuk regjistrohen, pasojnë dënime në vlerë prej 1000 eurosh.

Ndryshe, Maqedonia numëron 457 shkolla publike prej të cilave 358 fillore dhe 99 të mesme./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button