Arrestohen 17 kriminelë në Çeki, ka shtetas të Maqedonisë

Policia e Çekisë, në aksionin e quajtur “Poker” arrestoi një grup ndërkombëtar, kryesisht i përbërë nga ballkanasit, i cili merrej me dokumente të falsifikuara dhe kriminalitet të organizuar, lajmëroi Kanal 5. Të dyshuarit janë edhe nënshtetas të Maqedonisë.

Sipas autoriteteve çeke, janë arrestuar 17 persona, të gjithë pjestarë të një rrjeti kriminel, ndërsa është marrë me falsifikim të dokumenteve personale, si pasaporta, leje qëndrimi, patentshoferi, letërnjoftime dhe dokumente tjera.

Hetimi ka zgjatur 18 muaj, ndërsa grupin e përbënin shqiptarë, maqedonas, çekë, bullgarë, ukrainas, shtetas egjiptian, ndërsa kanë qenë “aktiv” plot dhjetë muaj. Nën hetim janë edhe zyrtarë të policisë çeke, të dyshuar për përzierje në këtë kriminalitet.

Policia çeke vazhdon me hetimin për identifikimin dhe arrestimin e personave tjerë të përzier në këtë organizim, i vlerësuar si njëra nga shumë i rrezikshëm në Evropë. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button