Gati turenu “Dëshmorët e Kombit 2014”

Nesër në Hasanbeg të Shkupit, do të mbahet për herë të tretë turneu përkujtimor i futbollit “Dëshmorët e kombit 2014”, në të cilin do të marrin pjesë tetë ekipe nga qytete të ndryshme.

Në edicionin e tretë të këtij turneu përkujtimor do të marin pjesë tetë ekipe, që do të garojnë në dy kategori të ndryshme.

Turneu do të fillojë në orën 11:00, kur do të luajnë skuadra të kategorive U-14 (futbollist të lindur në vitin 2000) ndërsa nga ora 13:00 do të luhen ndeshjet e U-11. Ndeshjet përfundimtare të këtij turneun përkujtimor do të nisin nga ora 16:45 minuta.

“Kemi përfunduar të gjitha përgatitjet teknike, për organizimin sa më të mirë të këtij turneu përkujtimor. Na mbetet që të mërkurën vetëm ti zhvillojmë edhe garat, ashtu që në këtë moment iu bëjmë ftesë të gjithë familjarëve të Dëshmorëve të Kombit, por edhe futbolldashësve që të jenë pjesë e këtij turne”, thonë organizatorët e këtij turne.

Pas përfundimit të garave, organizatorët e turneut KF “Fortuna 2009” në bashkëpunim me familjarët e dëshmorëve të kombit, ekipeve më të mira do tu ndajnë kupat. 

Turnu përkujtimor i cili organizohet në shenjë përkujtimi të dëshmorëve të kombit, duhej të zhvillohej në fillim të muajit maj, por shkaku i të reshurave të mëdha të shiut, ishte anuluar për 21 maj 2014. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button