Hasani e Ademi mungojnë ndaj Katarit dhe Kamerunit

Reprezentacioni i Maqedonisë do të jetë e hendikepuar për ndeshjet kontrolluese miqëesore, pasi shkaku i lëndimit nuk do të mundë të planifikojë në ndihmën e Ferhan Hasanit dhe Arijan Ademit. 

Futbollisti shqiptarë që luan te Brondbi, për shkak të një dëmtimi nuk do të mund të jetë pjesë e përfaqësueses së Maqedonisë për ndeshjet kontrolluese, kundër Kamerunit me 26 maj dhe Katarit me 30 maj.
Përveç Hasanit, për këto dy ndeshje mungesën e tij e ka paralajmëruar edhe Arijan Ademin, i cili për të njëjtat arsye nuk luajti kundër Hajdukut.  Edhe Vançe Shikov, i cili shkaku i lëndimit do të jetë jasht urdhërave të seleksionuesit Boshko Gjurovski, icili tani në disponim do të ketë vetëm 19 futbollistë.

Përfaqësuesja më e mirë e Maqedonisë sot në Shkup do të ketë grumbullimin e parë, që më pas udhëton drejt Munihut, prej nga do të nisen drejt qytetit austriak të Kufshtajnit, ku do të stërviten për një javë rresht. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button