Përmbytje mediale

Në kohën kur Millosheviqi kontrollonte mediumet, rrotullohej një barcoletë për Shqiptarin dhe Serbin. Kishtë ikur një luan nga kopshti zoologjik dhe rrezikshëm u ishtë afruar do fëmijve që kishinluajtur aty afër. Në moment të fundit vrapon një Shqiptar, vrau luanin dhe shpëtoi fëmijtë. Të nesërmen mediumet në ballinë: “Serbi hero vrau luanin dhe shpëtoi fëmijtë”. Por, kur Shqiptari kishtë reaguar se ai nuk është Serb, por Shqiptar. Të nesërmen në ballinë: “Një terrorist shqiptar vrau luanin që aq shumë i donte fëmijtë”.

Nuk është e mundur të instalohet totalitarizëm pa ndihmën e mediumeve gebelsiste, të cilët i janë mbështetje kryesore udhëheqsit të “brengosur”, i cili bënë çkamos që kombin ta “shpëton” nga “tradhtarët” vendas dhe “armiqtë” e jashtëm. Këso mediumesh gjithë kohën pushtetin e tregojnë në madhësinë e hijes së mëngjesit. Të zezën e tregojnë si të bardhë; të keqen si të mirë; dështimin si triumf; stagnimin si progress; jomoralin si moral; djallin e zi si ëngjëll të bardhë; varfërinë si pasuri. Madje, na bindin se gjendjen e kemi shumë mirë, por hendikap i ynë është që ate nuk e ndjejmë. Tani më ka ndyshua edhe percepcioni për vlerat themelore. Këtu çdokush është në shitje. Babatë u sugjerojnë bijave shoqëri me funkcionarë partiak (në deshtën punë); profesorë univerzitar shiten për projekte fiktive qeveritare; intelektualë shiten për ndonjë punësim; biznesmenë e zejtar shiten nga frika prej gjobimeve; rastet sociale shiten nga frika për ndaljen e ndihmës socijale; të mjerët shiten për një thes miell. Gjithçka ka çmimin e vet.

Sa më shpirt i imtë aq edhe çmimi i vogël. Shitja e shpirtave vazhdon edhe në nivele intrapartiake, ku morali me afat të shkurtë përdorimi, urgjent konvertohet në diçka.Pariakët bëjnë ç’mos që të jenë sa më pranë funkcionarëve të lartë partiak, kurse këto të fundit bëjnë çmos që të jenë sa më pranë liderëve. Kurse liderët – faraonë të vërtetë. Edhe ashtu punët e tyre përfundojnë si piramida. Institucione piramidale; ekonomi piramidale; kreditime piramidale; arsimim piramidal; culture e shndetësi piramidale; monumente piramidale; tendera piramidal… A njerëzit? Kush si gjindet. Disa fluturojnë në mjegulla, të tjerët të zhytur në baltë. Sa më shumë liri lartë, aq më shumë diktaturë posht. Sa më luks lart, aq më mjerueshëm poshtë. Sa më bagatshëm lartë, aq më mjerueshëm poshtë… Dhe nuk guxoni të thuani asgjë.

Duhet vetëm të dëshmoni se jeni të nënshtuar.Përndryshe, do të akuzoheni se ndihmoni tradhtarët. Pastaj pason satanizimi, etiketimi, dënimi, përjashtimi, degradimi etj. Kurse për ata që kuptojnë lojën vlenë korruptimi, e nëse kjo nuk ka sukses, atëherë i shpallin për asistent të djallit. A ku është e vërteta?! Ajo është e dobtë, pa fuqi, e turpshme dhe me shëndetë të lig, për dallim nga mashtrimi që plas nga shëndeti.Mashtrim ordiner është burgosja për suma të vogla parash (shpesh të montuara), kurse magnatë të kriminalitetit milionësh bëjnë qeveri, apo menagjojnë me mediume. Mashtrim është kur luftohet korrupsioni i vogël që të mbrohet ai i madhi. Mashtrim është të flisni për zhvillim, kur qinda mijë njerëz janë shpërngulur. Mashtrim është kur prijësit fetar detyrohen që më shumë tu përkulen “zotërave” të këtuit se sa Zotit të vërtetë!

Te fqinjtë vërshime. Këtu edhe vërshimet frikohen nga mediumet gebelsiste. Por, kur frika ik, çdo diktarture i vjenë fundi tragjik. Së pari, komponenta sociale është para eksplodimit, pasi masë e madhe njerëzish jetojnë në mizeri të plotë. Atyre më shumë u peshon jeta se sa vdekja. Në kategorinë e dytë, bëjnë pjesë shtresat që nuk janë aq të rrezikuar, por janë shumë të frustuar nga rrogat e vogla karshi kërkesave të mëdha. Pjesë e tyre nuk kanë punë, por mbahen nga të afërmit e tyre, apo kanë humbur punën ose frokohen për te. Sipas analizave relevante, që të dy kategoritë përbëjnë rreht 65% e popullatës aktive. Por, kur kësaj t’i shtohet edhe ajo pjesë e populates që është e pakënaqur për shkak të partizimit të institucioneve, mosfunksionimit të sistemit, kurruptimit të sistemit, diktaturës dhe padrejtësisë, blokimit të proceseve evroatllantike, atëherë përqindja afrohen në rreth 80% të pakënaqur.

Tani për tani kjo masë është inerte pasi nuk ka kush e vë në lëvizje. Sindikatet janë shërbetorë të pushtetit. Opozita, akoma në nokdaun. Sektori joqeveritar pafuqi, apo i korruptuar. Mbit ë gjitha, edhe pa medium me ndikim. Habitem me ata që apelojnë që pushteti të heq dorë nga kontrolli mbi mediumet! Sikur se dinë se mu pronarët e tyre janë bartës të krimit të organizzuar. Nuk janë të marrë ata që vullnetarisht të përfundojnë në burgim. Nevojiten medium që finasohen nga jashtë. Kopracia e të jashtëmve për pak para shumë shtrejtë na kushton edhe neve edhe atyre. Ata vite me radhë mendonin se Millosheviqi një ditë do të bëhet demokrat. Ajo tragjikisht na kushtoj. Tani sikur përsëri tolerohen Millosheviq të ri!!!/ Inbox-7

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button