Ministri Kralev kërcënon drejtorët dhe autoritetet e Çairit

Ministri i Arsimit Pançe Kralev sot i përsëriti qëndrimet se komuna e Çairit nuk ka marrë pëlqimin për riemërtimet e shkollave meqë për atë duhet leje për ndryshimin e statusit të tyre nga Ministria e Arsimit. 

“Tërë procedura është në kundërshtim me ligjin dhe shpreh mungesën e përgjegjësisë së komunës Çair lidhur me kompetencat e tyre në sferën e arsimit. Inspektorët janë në terren dhe ata pas shqyrtimit të gjendjes do të sjellin vendim përkatës për drejtorët e shkollave, dënime për përgjegjësit dhe rekomandime për heqjen e tabelave. Për marrjen e pëlqimit për ndryshim të statutit ka pjesë juridike dhe vlerësim të procedurës dhe për atë nevojitet një periudhë e caktuar kohore meqë në Ministrinë ka mbi 200 kërkesa për ndryshimin e statutit të shkollave në shtet për shkak të cilës nevojitet disa muaj që të jepen vërejtje, aprovime apo të refuzohet ndryshimi i statutit”, tha Kralev. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button