Vidhen 8.000 euro prej kazinos “Astra” në Hasanbeg

Sot në mëngjes në ora 1.40, është vjedhur kazinoja “Astra” e Shkupit, në rrugën Finska, në lagjen e Hasanbegut me ç’rast janë marrë 500.000 denarë.

Vjedhjen e bëri një person i maskuar i cili fillimisht shtiu një plumb në ajër para kazinos, e më pas hyri Brenda dhe duke kërcënuar të punësuarin ia mori paratë. Më pas së bashku me edhe një person i cili e priste jashtë me motorçikletë u arratisën.

SPB Shkup është duke ndërmarrë masa për gjetjen e kryerësve dhe për zbardhjen e rastit. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button