Dr.Besimi dhe besueshmëria e platformës së tij!

Ky shkrim nuk është me shkas, sepse unë shkruaj tash e dy dekada, pavarsisht kush dhe kurrë është në pushtet, edhe atëherë kur kam qenë vet! Në fillim, për lexuesit që nuk kanë dijeni, dua të nënvizoj se asgjë nuk mund të jetë personale në këto debate parimore. Jo me zgjedhjen time, me Dr.Besimin kemi lidhje miqësore me raporte shumë korrekte dhe këto debate besoj sdo ti prekin këto relacione. Në i prekshin, pasojat do jenë reciproke!

Shkrimi im i publikuar tre javë më parë për vlerësimet e ofertave ekonomike, paska trazuar goxha ,,përpiluesit,, e platformës ekonomike të BDI-së. Për çudi kjo ska ndodhur më parë, edhe pse unë shkruaj për këto oferta të ,,besueshme,, që prej ditës kur janë etabluar në pushtet dhe prej atëherë edhe vet Dr.Besimi, si pjesë e pushtetit. Shqetësimi që ka sjellë te reagimi i tijë nuk është çështja përmbajtësore e analizës sime por është brengë sezonale (apo momentale) e vetë atijë, sepse pikërisht këto ditë përpilohen listat dhe digasteret e qeverisjes ku ai duhet të jetë pjesë e sajë edhe në dekadën e dytë! Shumë besoj (në këto rethana edhe dëshirojë) që ai të vazhdojë. Arsyeja e dytë e shqetësimit duhet të jetë e vërteta që dhembë edhe më shumë atëherë kur të cënon statusin personal! Kot ,,trazohet,, z.Besimi se nuk besoj se ai është në listën e ,,ndryshimeve,, te partisë. Ka lidhë ,,ati-n,, aty ku duhet.

Si përgjigje të këtijë reagimi, tani për tani, që të mos lodhë opinionin me më shumë detale, do ndalem vetëm në disa shpjegime konceptuale. 

E para, qasja ime metodologjike në shkrimin që ,,atakohet,, është pastër shkencore dhe shumë parimore kurse reagimi i Dr.Besimit është tipik politike. Kjo sdon koment-vetë titulli tregon. Dr.Besimi mbulohet me ,,besueshmërinë,, e qytetarëve që votuan ,,platformën,, e tyre. Po kush ti referohet më shumë ,,besimit të platformës,, se vetë Dr.Besimi?

E dyta, populli thot ,,mos e vet se të tregon vetë,,! Vetë rëfehet për ,,ofertën,, që ma bërri, dy muaj para zgjedhjeve në angazhim të vazhdimit të përpilimit të programës ekonomike. Them në vazhdim sepse që nga 2001, kur akoma Dr.Besimi nuk ishte fare pranë BDI-së (sepse ai gjenë momentin kur i afrohet partisë) unë kamë përpilua përcaktimet bazë të programit ekonomik dhe atë e inkuadrova në këtë angazhim me vetëm një segment-të politikave monetare, duke qenë se ishte ne punë në Bankën Qëndrore! Nuk dua më shumë të lodhë opinionin me këtë histori, por po u desh edhe për këtë debatojmë. Bile në takimin insistues dhe konsulltativ me mua më sugjeroi edhe segmentet konkrete (Zhvillimi regjional, decentralizimi dhe ndarja e fondeve publike si dhe modeli funksional i procesit buxhetor me ,,Badinter,,).

Nuk është korrekte prej tijë të cilësojë në shkrim mosgadishmërinë time për të kontribua, përçka kemi edhe komunikim të shkruar. Pa hamendje kam pranua angazhim për këtë, si gjithmonë, duke ia bë me dije se këto janë çështje konceptuale dhe shume sistemore dhe si zgjidhje dhe model do vlenin për të gjitha subjektet shqiptare kushdoqofshin ato.  Bile, as atëherë e asë sot në këtë reagim, nuk tregon të vërtetën se më kërkoi angazhim për dokument strategjik për në Kongres. Ky ishte kushti që parimisht u dakordova. Pra dokumente strategjike që nuk do jenë pjesë e fushatave elektorale dhe sezonale.  

Vetëm një javë më vonë, për mua ishte e kjart se BDI punon për agjendën e Gruevskit dhe me siguri do ketë zgjedhje të parakjohshme, gjë që ndodhi! Për këtë arsye nuk pranova të jemë pjesë e ,,ekipit,, që përpilon program elektoral dhe sezonal të dikujt, përçka edhe me shkrim e kam informua atë vetë! Kjo është e vërteta dhe jo ,,tregimi,, i Dr.Besimit për mosgadishmërinë time të angazhohem në këtë aspekt. Këtu ka dallime substanciale-përderisa që nga fillimi unë vazhdimisht kam marrë angazhime dhe krejt ,,pro bono,, (falas) ai  merrë angazhime sezonale dhe me përfitime materiale. Bashkëpartiakët e tijë e dijnë shumë mirë kurr ai ,,iku prej partisë,, edhe pasiqë shijoi  4 vjet pushtet të majmë, kur partia e tijë doli ,,dhunshëm,, në opozitë (2006-2008) ai edhe në ,,mexhlis,, prezentoheshte se nuk ka qenë në qeveri i angazhuar politikisht por si ekspert. Ku ishte Dr.Besimi atëherë? Ne nuk jemi popull sklerotik, 2006-ta është shumë afër, unë vetëm e rikujtojë kur u shpërngul bile edhe prej shteti dhe shkoi me punë në Kosovë (mund ta përkujtojmë edhe deklaratat e veta te asaj kohe). Unë edhe atëherë kam shkrua dhe debatua si sot, bile pak më drejtpërdrejt! Në këtë pjesë u ndala pak më gjatë sepse Dr.Besimi i referohet shumë të vërtetës, edhepse kuptimi i politikanit për të vërtetën dihet cila është! Kur duhet të thuashë të vërteteën elegancën leja rrobaqepsit  z.Besimi. Kjo kategori është pak më filozofike dhe njëherë tjetër debatojmë për këtë.

E treta, për çfar oferte autoktone (aqë më pak shqiptare)  ekonomike flet Dr.Besimi. Ata janë pjesë e kompozicionit unitar në qeverisjen e Gruevskit, ku edhe në modelet bazike të teorisë politike, nuk funksionojnë programet e veçanta ekonomike e lëre më në qeverisjen e Gruevskit, ku ai nuk mund të merrë frymë lirshëm e lëre të artikulojë kërkesa reale ekonomike për shqiptarët. Le të replikojë me Gruevskin po pat fuqi, se ai na ,,tregoi,, edhe neve kush janë ata dhe sa të përkushtuar janë (shihë video shpjegimet e Gruevskit për shqiptarët). Po a nuk ishte ai ministër ekonomie, që para shumë viteve promovonte Zonën e lirë ekonomike të Tetovës me program zhvillimi për 2-3 vjet.  Sa herë në ditë kalon pranë djerinës, mbase  e shikon nga dioptria e tijë. Po a nuk ishte ai ministër ekonomie që e përkthente ,,shenjën,, kineze për krizën ne shansë ekonomike duke aluduar se neve nuk do na goditë ajo. Po a nuk është tash e një dekadë pjese e qeverisjes më të lart (të pasuksesshme) të këtijë shteti dhe shqiptarët nuk arrijnë të thithin as gjysmën e hises së tyre. Edhe sa hulumtime shkencore, debate publike dhe elaborime analitike i duhen Dr.Besimit të sheh sa të dështuar janë në këto aspekte.  Ku qëndron problemi, te dioptria apo te lakmia! Ku flasin faktet edhe engjujt heshtin, por jo edhe politikanët se ata në të shumtën e rastit (posaçërisht ata që qëndrojnë gjatë në pushtet) janë më afër dreqit!

E katërta, pak për proekcionet dhe statistikat!  Dr.Besimi proekton rritje e ekonomike prej 4-7% si variacion vjetor periodik 2014-2018 dhe vazhdon ti duket normale shmangja e variacionit per 75% (nga 4 në 7!). Vetë citon proekcionet e FMN-së (nga 3,5 në 4%), pastaj edhe të BPRM (nga 3,7 në 4,4%) dhe nuk shehë dallimin se ata proektojnë me variacione (shmangje) prej 10-15%. E dijë qe programi paraelektoral do gënjej pak por ama ,,gjella me krypë e krypa me karar,, thot populli. Bile vazhdon të vetëdemantohet! Sa për investimet e huaja direkte, që vetë i referohet tendencës së periudhave të mehershme, po shkoi pak edhe më herët,  Dr.Besimi do gjejë edhe kohëra më të mira, si p.sh. ajo e shitjes së EVN-së (prej tijë)! Kontrata e shitjes me shumë nebuloza,  parasheh që edhe kur një investitor detyrohet të vetëinvestoj në infrastrukturën dhe pajimet e kyçjes energjetike do duhet tia ,,dhuroni,, pronën tuaj EVN-së! Këto dhe të ngjajshme janë margaritarët e Dr.Besimit që shiti EVN-në! Z.Besimi, une nuk i takojë pjejadës së ekonomistëve veteëm teoriko-akademik por gjithë kohës i shërbej mikroekonomisë dhe ty vetë e dijnë fare mirë qasjen time. Për mua statistikat nuk janë vetëm ,,gënjeshtra më e madhe,, (sipas ish kryeministrit Britanik Dizraeli) sepse ato i ndjek nga prizma e qasjes mikro.  Statistikat selektive dhe sezonale që u referohesh në ,,mbrojtje,, të programit janë pjesë e inxhinjeringut tuaj zgjedhor sepse e keni mësuesin (partnerin) shumë të suksesshëm. Besoj e ke të njohur teorinë e falsifikimit të ekonomisë në kërkim të ,,mandateve të dyta,, të prof.Nordhaus (sepse je Dr.Anglie) që ju (si bashkëqeverisje) e zbatoni në mënyrë vullgare tash e një dekadë! Statistikat e cikleve tuaja sezonale nuk janë ekonomike por politike dhe kete e gjenë në publikim edhe shkencor për Maqedoninë (shih Springer 2014). Sa për modelin ekonomik do ishte mirë ta leni fare se ia nxorët ngjyrën. Me referim ekonometrik në ekonomi (paradoksale) të Maqedonisë rezullton bulevardeske dhe mbase shumë ekonometrician mbeten gojën hapur kur me tre-katër modele dalin rezulltate paradoksale (si ajo e ndikimit negativ te IHD në PBB). Po çfarë duhet të matim në ekonomi nëse jo mbetjet (apo siç thua ty në fjalorin tënd ekonomik nga Anglia-rezidual)? Ske fajë ska mbet gjë! Përsëri goxha kontradiktorë-edhe thua nuk ,,kanë masë konkrete matëse,, edhe tregon si alkimia juaj e financave i proekton (puna 58,4%, kapitali 28,1 dhe TFP 13,5%)! Sigurisht që edhe këtu dallojmë-ti i referohesh politikës unë shkencës. Edhepse dëshiron ta paraqesësh si të parëndësishme këtë matje, prap i referohesh Ministrisë së  financave kurse unë studimit shkencor shumë të freskët, po në këtë matje, që para ca ditësh edhe u mbrojt si tezë doktoranture ne Shkup (e gjenë në bibliotekë universitare).

E pesta, por jo e fundit për nga rëndësia, besueshmëria e votusve! Tip O’Nil (kongresist amerikan me kohëzgjatje rekorde prej  afër katër dekada) anëtar i Kongresit në veprën e tijë ,,Politika është vendore,, (fatmirësisht të përkthyer edhe shqip) mes tjerash në porositë e tijë thot ,,nëse një popull ju voton nuk do të thot se ju don përgjithmonë,,! Dua të rikujtojë, posaçërisht ty, se me këto demagogji të qasjes suaj të dimenzioneve mitike dhe fetishe për popullin që ,,ju voton,, je i njohur edhe në debatet me kolegë tjerë ekonomist, duke tentuar ti margjinalizojsh se fundja ju mund të zhurmoni sa doni por neve na don populli! Të rikujtoj, që 6-7 vite më pare, edhe në prezence të këshilltarit ekonomik të ambasadës së SHBA-së (vetëm ne tre në bisedë), në pamundësi të gjejshë argumente të qëndrueshme për dështimet e politikave ekonomike në vend, iu referove kësaj retorike ,,është mendimi i profesorit por ne kemi mbështetje me këto politika,,! Njëherë tjetër, nëse e done nevoja, ta rikujtojë edhe përgjigjen time! 

Pikërisht në këtë dimension z.Besimi dalin dallimet tona. Gjithë kohës që shkruaj dhe debatojë jo për kritikë (siç thua ty) por për zgjidhje (që shumë herë edhe konkret ua kam sugjerua). Falë Zotit,  kam patur, kam dhe do të kemë vetëm një qëllim-si të ngremë nivelin dhe dinjitetin e përfaqësimit tonë profesional dhe kombëtar. Përsëri falë Zotit, që më ka krijua këtë mundësi, to mos varem nga një qendër politike dhe të shkruaj me porosi dhe konjunktura. Fatkeqësisht që si unë keni lënë pak, bile shumë pak dhe halli dhe nevojat e shoqërisë, e posaçërisht shqiptarëve i detyron të ,,vrapojnë,, dhe votojnë për Ju. Ky është mjerimi dhe ,,besimi,, juaj. Prandai isha shumë i rrallë që kur dola të votojë në raundin e parë të zgjedhjeve pa zgjidhje që ju na i dizajnoni dhe organizoni. Të jeshë shumë i sigurt se nuk jeni të përjetshëm se litari këputet kur hollohet, por zullumi kur trashet! Ju goxha jeni trashë bashkë me zullumin!

Edhe këtë shkrim dua ta përmbyll me shumë energji pozitive. Shumekush e dijnë vlerësimin tim për ty personalisht, se je ndër më të arsimuarit (teorikisht) në atë ,,klan të qeverisjes,, (aludojë në qeverinë) dhe këtë ua kam shpreh edhe qendrave maqedonase. Nuk më vjen vështirë të përsërisë të vërtetën, se për mua kjo është e shejt.  Prandaj edhe të kam përkrah sa që edhe Recensë të kam nënshkrua (me kërkesën tënde). Për çështje të vërteta dhe të vlefshme edhe më tej do keshë përkrahjen time, kuptohet nëse kjo të nevojitet dhe kërkohet! Por kjo nuk do të thot se pasqyra e qeverisjes suaj reflekton si masë e vlerës gjithëshoqërore. Një porosi time si mik (pavarsisht si më trajton për momentin), që shumë herët e kamë mësuar nga një mik sloven. Në pushtet duhet të mbetesh derisa nuk fillon ta shijojsh personalisht, sapo të ndjejshë lakmi largohu se diçka nuk është në rregull.  E dijë që tingllon leht por nuk bëhet leht, posaçërisht nga ata që e shijojnë gjatë.

Sa u përket debateve të mëtutjeshme, mbetem i hapur dhe i disponuar, kurrë, me kënd doni dhe ku të doni, si gjithmonë.  Nuk pretendojë në të vërtetën por në argumentet, këto që i kamë nga shkolla e Ballkanit. Fatkeqësisht që si takoj gjeneratës suaj-të shkollës angleze!  Unë do përpiqem ta bëjë detyrën time, pavarsisht sa mund të hidhëroheni me mua. Presidenti i Akademisë Europiane (Prof.Felix Unger), ne ditën e Europës ,,tënde,, na la një ,,amanet,,-të merni guximin  e forces revolucionare në mendim të argumentuar për ti dale përballë politikës nëse doni progres në shoqëri. Një ditë (kur sdo jeni pjesë e kulltuqeve) do ta kuptoni edhe këtë sepse unë kuptoj sikletin Tuaj por jo edhe nevojën të ankimoni gjithëandej, në Tiranë, Shkup, Tetovë e gjetiu. Prej Prishtine akoma sme ka ardhur ,,haberi,,! Z.Besimi, numrat e mijë të telefonit janë të hapur gjithmonë, dhe besoj kur ske mbetur pa tu përgjigjur edhe Ty! Prandaj mos bënë shpenzime të kota gjithëandej, sepse edhe ato ne i paguajm!

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button