Pas 10 viteve i erdhi radha shkollës së Xhepçishtit

Më në fund pas 10 viteve nxënësit e Xhepçishtit do të mësojnë në shkollën e tyre. Kjo shkollë ka filluar të ndërtohet në vitin 2002 dhe u deshtën 10 vite që kjo shkollë të mbarojë. Kjo shkollë do të funksionojë në kuadër të shkollës fillore Skëndërbeu të fshatit Poroj dhe më 3 shtatorë pritet ë të bëhet edhe lëshimi zyrtar i saj.

Drejtori i shkollës fillore Skendërbeu, Gajur Islami thotë se “tani për tani janë duke u kryer punët në oborrin e shkollës ku janë duke u shtruar me pllaka betoni. Në oborrin e shkollës është ndërtuar një mur rrethues në gjatësi afër 2500 metra ,investime nga ana e komunës së Tetovës , ndërsa në këtë shkollë pritet të fillojnë më mësim afër 300 nxënës të fshatit Xhepçishtë ku ta do të jenë të detyruar të mësojnë pjesërisht më banga të vjetra pasi që nga ana e ministrisë së arsimit kanë sjellë banka vetëm për 180 nxënës dhe një pjesë së inventarit ndërsa për 120nxënës dhe dërrasa të reja do të duhet të merren banka nga shkolla e vjetër e fshatit Poroj”. 

“Kjo është zgjidhja jonë e vetme pasi që nuk kemi as inventar për në zyrën e arsimtarëve as banga për ta nëpër klasa. Do të jemi të detyruar që në shkollën e re të përdorim banga të vjetra të një shkolle e cila është ndërtuar në vitin 1922”, shprehet ai. 
Por në këtë shkollë të re nuk janë problem edhe inventari pasi që  kjo shkollë do të përballet edhe me problemin e punësimeve të reja sipas drejtorit Gajur Islami do të ketë mungesë edhe të punëtorëve teknik. 

“Unë kam kërkuar nga ana e Ministrisë së arsimit të punësohen edhe katër punëtorë teknik. Një zëvendës drejtor dhe një roje nate pasi që shkolla e re gjendet në periferi të fshatit dhe mund të ketë dëm material, do të duhet ti vendosi të gjitha kompjuterët në atë shkollë dhe nuk mund të garantohet siguria e tyre , mirëpo nga ana e ministrisë më kanë kthyer një përgjigje negative ku sipas tyre tash nuk ka konkurs për hapje të reja të vendeve të reja të punës dhe pëlqimi i këtyre punësimeve duhet të merret nga ana e ministrisë së financave. Por zgjidhja jonë do të jetë që të sjellim punëtorë teknik nga shkolla e fshatit Poroj”, u shpreh Islami. 

Sipas burimeve të Portalb, në ceremoninë e lëshimit në përdorim të shkollës fillore Skëndërbeu në Xhepçisht pritet që të merr pjesë zëvendësministri Arsimit Safet Neziri zëvendëskryeministri Musa Xhaferi, deputetë nga mazhoranca, si dhe përfaqësues nga komuna e Tetovës./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button