Korçë, kapet mat duke i vënë zjarrin pyllit

Policia e Korçës ka vënë në pranga një person i akuzuar për zjarrvënie të qëllimshme.
Burime zyrtare nga policia thanë për Noa, se 51 vjeçari Blerim Jahja është kapur në flagrancë teksa po i vinte zjarrin pyllit të Kamenicës, por flakët e tij kanë qenë në momentet e para.

Mësohet se efektivët e policisë e kanë ndaluar Jahjën, i cili fillimisht ka bërë rezistencë.
Gjithsesi nga ana e policisë vijojnë hetimet për zbardhjen e arsyeve për të cilat 51 vjeçari do i vinte zjarrin pyllit./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button