Dënime deri në 2000 euro për komunën dhe drejtuesit e shkollave në Çair

Ministria e Arsimit nuk ka dhënë leje për ndryshimin e emrave të shkollave në Çair prandaj përmes një komunkate është shprehur se në qoftë se vërtetohet në terren se është bërë ndryshimi i emrave të shkollave nga ato maqedonas në emra të rinj shqiptarë, atëherë do të pasojnë masat ndëshkimore dhe sanskionuese për komunën dhe shkollat në përputhje me ligjin.

Si që shihet nga fotografia emrat më janë vendosur.

“Ministria e Arsimit nuk ka dhënë miratimin për ndryshimin e emrave të shkollave. Emrat e shkollave janë të definuara në statutin e shkollave për të cilin jep pëlqimin Ministria e Arsimit. Inspektorati shtetëror për artsim do të kryejë kontroll në zbatimin e ligji për arsimin fillor. Të gjitha dokumentet e lëshuar me emrat e rinj të shkollave do të jenë jolegjitime.

Dënimi për personin juridik arrin deri më 2000 euro ndërsa për personin përgjegjës i cili është kompetent për ligjshmërinë në shkollë arrin nga 500 deri më 800 euro.

Ndërkaq, Ministri i arsimit dhe shkencës Panco Kralev dhe  Drejtori i Inspektoratit shtetëror për vetëqeverisje lokale Vanço Shehtanski, kanë kërcënuar kreun e Komunës Çair Izet Mexhiti, se nëse vendos tabelat në katër shkollat e Çairit me emrat e ri, do të intervenojnë me ndihmën e policisë. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button