Gjashtë zjarre aktive në territorin e Maqedonisë

Qendra për menaxhim me kriza njofton se deri në ora 14:00 në vend janë regjistruar gjashtë zjarre aktive, kurse tjerët janë lokalizuar osë janë vënë nën kontroll.

Zjarri në PN “Jasen” është ende aktiv. Nga orët e hershme të mëngjesit për shuarjen e të njëjtës kanë ndërhyrë ekipe nga PN “Jasen”‘, DMSH dhe NJTZ. Ekipet shoqërohen edhe nga ekipi i mjekëve për ndihmë emergjente të Kryqit të Kuq të RM-së. Gjatë ditës së djeshme, është dhënë ndihmë disa personave lehtë të plagosur, të cilët morën pjesë në shuarjen e zjarrit.
Në vendin Dunja, lokacioni mes Shtëpisë së alpinistëve – Karaxhica në drejtim të vendit Begovo Pole, ku gjatë ditës së djeshme u paraqit zjarr, nga mëngjesi del tym, kurse në vendndodhje janë dërguar ekipe nga EP “Karaxhica” për të ndërhyrë nëse ka nevojë.

Zjarri që u paraqit dje në Oreshë, është ende aktiv. Era e fortë e ka përhapur në pjesën më të lartë të malit drejt vendit Oreshka Çuka. Është djegur një sipërfaqe e madhe me prerje të reja, dushk, ah dhe pishë. Nga orët e mëngjesit në shuarjen e zjarrit kanë ndërhyrë 18 personga nga EP “Babuna”. Është kërkuar ndihmë nga DMSH për shuarjen e zjarrit nga ajri.

Sot rreth orës 02:00 të orëve të hershme të mëngjesit  është lokalizuar zjarri në rrethin e fshatit Zajas. Vendin e kontrollojnë të punësuarit e DMSH-Kërçovë dhe disa banorë nga vendi.
Zjarri në malin Goten – Komuna Vasilevë është vënë nën kontroll. Deri tani nuk ka djegie aktive, brenda në flakën e zjarrit digjen trupa.

Zjarri në malin Kozhuf në vendin Okov Rid është ende aktiv. Në terren veprojnë ekipe të EP “Kozhuf” Gjevgjeli, EP Vallandovë dhe EP nga Demir Kapia, Policija pyjore Gjevgjeli, NJTZ Gjevgjeli dhe zjarrfikësit nga DPPD Bogdancë.

Zjarri në rajonin e fsh. Dobroveni, komuna Novaci është ende aktiv dhe përhapet drejt vendit “Mandiç”. Digjet bar, pyll me drunj të shkurtër dhe të gjatë. Në terren prej mëngjesit veprojnë të punësuarit nga EP “Kajmakçalan” Manastir.

Zjarri në Careviq, Dren dhe Bellovodicë – komuna Prilep është lokalizuar gjatë ditës së djeshme. Janë djegur rreth 300 hektarë barë dhe pyll me drunj të shkurtër. Nga orët e hershme të mëngjesit janë të punësuarit nga EP “Crn Bor” – Prilep që kryejnë kontroll në teren.

Zjarri në fsh. Vratnicë komuna Jegunovc është ende aktiv dhe prej mëngjesit po përhapet në drejtim të rrethit të fshatit Bellovishtë. Nga orët e hershme të mëngjesit në terren kanë ndërhyrë të punësuarit nga EP “Leshnicë” nga Tetova. Nga përfaqësuesit e komunës Jegunovcë është dërguar kërkesë me shkrim deri në DMSH për përdorimin e aeroplanëve për shuarjen e zjarrit.

Zjarri në rrethin  e fshatit Mitrovi Krst është ende aktiv. Nga orët e hershme të mëngjesit në shuarjen e zjarrit të njëjtë kanë ndërhyrë të punësuarit e EP “Shar” Gostivar dhe përfaqësues nga DMSH./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button