PD-ja: Protestë “në errësirë” para Kryeministrisë më 13 prill

Kryetari i Partisë Demokratike mblodhi pasditen e kësaj të shtune krerët e degëve në seli, për të diskutuar mbi datën e protestës së radhës, njofton TCH.

Kolegji i Kryetarëve të PD-së vendosi që protesta e madhe të zhvillohet më 13 prill, ndërkohë që të tjera më të vogla do të vijojnë të zhvillohen sa herë që të ketë seancë plenare në Kuvendin e Shqipërisë.

Por, ndryshe nga çfarë ka ndodhur deri më tani, me protestën e 16 shkurtit dhe asaj të 16 marsit, kjo e 13 prillit do të ketë një ndryshim…në orar! Kjo, pasi nuk do të zhvillohet paradite, siç jemi mësuar zakonisht, por pasdite në orën 18:00 para Kryeministrisë.

Pavarësisht se kryeministri Rama ofroi sot një zgjidhje sipas mënyrës së tij për krizën politike në vend, të shkaktuar nga djegia e mandateve të deputetëve të opozitës, zyrtarë të PD-së me në krye Sekretarin e Përgjithshëm Gazment Bardhi e refuzuan menjëherë atë.

Kështu, të enjten e javës që vjen do të ketë një protestë paralelisht me seancën parlamentare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button