Poposki: Maqedonasit në Shqipëri të kënaqur nga shteti

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë Nikolla Poposki sot në një takim me gazetarët njoftoi opinionin për aktivitetet e fundit të Ministrisë dhe ata që priten të ndërmirren. Mes tjerash ai u përgjigj edhe ne pyetjen gazetareske për konkluzat nga vizita e tij e fundit te popullata maqedonase në Republikën e Shqipërisë dhe kushtet që kishte hasur atje.

“Mes maqedonasve në Gollobërdë më priti atmosferë shumë e mirë, kishin vërejtje në veçanti për infrastrukturën por në përgjithësi ishte atmosferë e mirë. Për shumë çka banorët e atyre komunave gravitojnë kah Dibra, dhe për këtë shkak kanë pengesë rrugën, e cila është e bërë nga ana maqedonase por jo edhe nga ana tjetër. Por në Shqipëri është shpallur tender dhe nga 5 shtatori duhet të fillon realizimi i asaj rruge, çka për banorët është shumë mirë që bëhet para dimrit” – tha ministri Poposki.

Ministri u ndal edhe te mësimi në gjuhën maqedonase dhe liberalizimi i lëvizjes me nënshkrimin e marrëveshjes për kalim të kufirit mes Maqedonisë dhe Shqipërisë vetëm me letërnjoftim.
“Sa i përket mësimit në gjuhën maqedonase, ata mbajnë orë, disa nga fëmijët e këtyre fshatrave marrin pjesë edhe në kampin veror në Ohër. Marrëveshja që e nënshkruam me Shqipërinë për kalim të kufirit vetëm me letërnjoftim u kryen shumë punë, ishin shumë të kënaqur nga kjo” – tha Poposki.

Në këtë takim me gazetarët, Poposki edhe njëherë përsëriti qëndrimet e qeverisë së Maqedonisë në lidhjen me zgjidhjen e çështjes së emrit. Ai tha se kriza e borxheve nuk duhet të jetë arsyetim për defokusimin dhe mos angazhimin e Greqisë në zgjidhjen e çështjes së emrit. Sipas tij, bllokadat e vazhdueshme ndaj proceseve euro-integruese që vinë nga pala greke janë jolegjitime dhe jo principiele.

Poposki tha se dërgimi i ambasadorëve në ambasadat përkatëse po rrjedh sipas dinamikës së paraparë.

“Për ambasadorët kemi të bërë dinamikë. Disa shkojnë më herët, disa më vonë. Vendimet i kemi bazuar në funksionalitet, ku duhet më herët të mbulojmë” – tha Poposki./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button