ITSHKSH organizoi konferencë shkencore për prof. Remzi Nesimin

Sot në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve u organizua sesioni shkencor me rastin e njëvjetorit të vdekjes së prof. Remzi Nesimit.

Pas falës hyrëse të drejtueses së departamentit të Gjuhës shqipe në Institut, Hidajete Azizi, që theksoi se ky sesion vjen si detyrim shkencor i Institutit ndaj punës së Profesorit, fjalën e mori drejtori i Institutit, Skender Asani, i cili tha se: “Sesioni shkencor kushtuar prof. Remzi Nesimit nuk është sesion shkencor vetëm për Profesorin, por është edhe simbolika e mirënjohjes për gjithë kontributin që e kanë dhënë studiuesit, arsimtarët, profesorët dhe edukatorët tanë më të mirë e më të devotshëm ndër vite”.

Pas tij fjalën e mori rektori i Universitetit “Fan S. Noli” nga Korça, Ali Jashari, i cili e shpalosi çmimin “Emblema e Universitetit FAN S. NOLI të Korçës”.

Në emër të familjes, për sesionin e organizuar, u falënderua e bija e Profesorit të ndjerë, prof. dr. Valbona Toska.

Pas kësaj, vazhdoi sesioni shkencor, ku kumtesat i paraqitën Emil Lafe, Olger Brame, Haki Ymeri-Bina, Avzi Mustafa, Zeqirija Neziri, Agim Poloska, Asllan Hamiti, Berton Sulejmani, Ajtene Qamili e studiues të tjerë të Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button