Vetura shtypi çiklistin në rrugën Prilep-Manastir

Një pesëdhjetë e katër vjeçar nga Prilepi vdiq mbrëmë rreth orës 19 në rrugën Prilep-Manastir, informojnë nga MPB-ja.

Deri te fatkeqësia erdhi kur dy vetura të markës “Mercedes” dhe një biçikletë u ndeshën, me çka çiklisti përfitoi lëndime të rënda trupore, pas çka ai u bart në Qendrën medicinale në Prilep, mirëpo pas disa çasteve iu nënshtrua plagëve dhe ndërroi jetë.

Gjatë aksidentit është lënduar edhe një fëmijë i moshës 11 vjeçare, udhëtarë në veturë./Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button