Kumanovë: Edhe 4 mijë qytetarë pa letërnjoftime biometrike

Edhe përkundur faktit se afatit për ndërrimin e letërnjoftimeve të vjetra me letërnjoftime të reja biometrike ka skaduar , në qytetin e Kumanovës edhe rreth 4.000 qytetarë kanë mbetur pa u pajisur me letërnjoftime të reja biometrike. Me qëllim të efikasitetit në dhënien e letërnjoftimeve, në sektorin për dhënien e letërnjoftimeve  po punohet deri në ora 21.00.

    
Në sektorin për letërnjoftime thonë se “ ndonëse ka kaluar afati për ndërrimin e letërnjoftimeve të vjetra me të  rejat, megjithatë shërbimet do të punojnë deri sa qytetarët tërësisht ti ndërrojnë me letërnjoftime të reja biometrike. Kjo është një punë e madhe dhe voluminoze , andaj edhe nuk pritet që të kryhet brenda një muaji. Do të ketë fotografime deri sa të ketë qytetarë pa letërnjoftime të reja. Kanë mbetur edhe 4.000 letërnjoftime të vjetra për tu  zëvendësuar me të reja”.
    

Ndërkaq  me kërkesë të qytetarëve shkohet  për fotografim edhe nëpër shtëpi. Funksionon ekipi mobil dhe njëherë në javë shkon nëpër shtëpi , tek personat të cilët për shkaqe shëndetësore nuk mund të qëndrojnë para sporteleve. Mirëpo për këtë pala duhet të ofroj dokument mjekësor , me të cilin do të dëshmojë se nuk është në gjendje , për shkaqe shëndetësore të vijë në polici për fotografim./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button