Është lansuar rrjeti evropian për verifikimin e fakteve për zgjedhjet për Parlamentin Evropian

“FaktÇek EU” është emri i rrjetit të ri për verifikimin e fakteve i cili është lansuar sot nga ana e 19 mediave, anëtare të “Rrjetit ndërkombëtar fakt-çeking” (RRNFÇ), projekt i Institutit Pointer nga Florida e SHBA-së, njofton Portalb.mk.

Konsorciumi “FaktÇek EU” është i përbërë prej mediave nga 13 vende të Evropës dhe do të ketë detyrë themelore që t’i verifikojë deklaratat, vlerësimet dhe storjet që do të publikohen, që kanë lidhje me zgjedhjet në Parlamentin Evropian që do të mbahen në maj të këtij viti.

Rrjeti ndërkombëtar kumton se rrjeti evropian është i përbërë nga mendimtarë të njëjtë, ndërkaq meritë të veçantë ka kompania mediatike franceze “Liberasion” dhe gazetarja Polin Mulo (Pualine Moullot), të cilët në vitin e kaluar e kanë fituar çmimin prej 50 mijë dollarëve për krijimin e platformën digjitale për fakt çeling, “Verifikojelajmin”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button