Rusia e pranoi emrin e ri të Maqedonisë

Ambasadori i Federatës së Rusisë, Sergej Bazdnikin, kryeministrit Zoran Zaev i ka dorëzuar një kopje të notës së Ministrisë së Punëve të Jashtme të Federatës së Rusisë, se në pajtueshmëri me vendimin e presidentit të Rusisë, këtë vend e pranon me emrin e ri kushtetutës – Republika e Maqedonisë së Veriut, informojnë nga Qeveria, njofton Portalb.mk.

“Në takimin në Kabinetin e kryeministrit Zaev, të dy i kanë konfirmuar përkushtimet e dy vendeve për mbajtjen e miqësisë tradicionale nëpërmjet dialogut aktiv. Në takim, veçanërisht janë theksuar mundësitë për rritjen e bashkëpunimit ekonomik, për çka flet fakti se eksporti i pemëve dhe perimeve në janar të këtij viti është rritur për 90%, në krahasim me muajin e njëjtë të vitit 2018. Në atë drejtim, intensifikimi i bashkëpunimit ekonomik pritet që të jetë temë qendrore e sesionit të ardhshëm të komisionit të përzier ekonomik-tregtar mes dy vendeve që duhet të mbahet në Shkup”, thuhet në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button