Tetovë, ndërtohet rruga “M.A.Çento”

Kanë filluar punët në fazën përgatitore për rindërtimin dhe rikonstruimin e rrugës dhe trotuarit “M.A.Çento” (ish “Boris Kidriç”) prej te bulevardi ”Bllagoja Toska” deri te rruga ”Jane Sandanski”.

Punimet do të vijojnë me zgjerimin dhe rindërtimin total të rrugës, ndërsa do të rindërtohet trotuari dhe do të krijohen 88 vend parkime. Gjithashtu do të caktohen vendet për vendosjen e kontejnerëve si dhe do të shënohet sinjalizimi horizontal.

Sektori për komunikacion, rrugë dhe tokë ndërtimore, që punon në kuadër të komunës së Tetovës bën apel deri te banorët e kësaj rruge të mos parkojnë makinat në kohën kur do të kryhen punimet./Portalb

 

Lajme të ngjashme

Back to top button