Thaçi: PO, do ta pranoj nominimin për Kryeministër

Kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi, ka paralajmëruar se nesër do të pranoj nominimin nga partia e tij, edhe për një tjetër mandat në krye të ekzekutivit. Këtë e ka bërë me dije në profilin e tij në rrjetin social Facebook.

“Nesër në ora 18:00, para lidershipit dhe anëtarësisë së Partisë Demokratike të Kosovës, para tërë popullit të Kosovës, do ta pranoj nominimin për kryeministër të Republikës. Synimi im është ta përfundojmë me sukses edhe Misionin e Ri – zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës”, ka shkruar Thaçi.

Lajme të ngjashme

Back to top button