Suzuki paralajmëron Crosover të ri

Suzuki në panairin e radhës në Paris në fund të shtatorit, do ta prezantojë Crosover-in e ri koncept nga segmenti C, me emrin S-Cross. Përveç përshkrimit të dizajnit, prodhuesi japonez tani për tani nuk ka bërë të ditur më shumë detaje në prag të premierës.

Duke përshkruar dizajnin, Suzuki tregon emocionet, kualitetin dhe aerodinamikën të definuara me vija dinamike, të cilat rrjedhin nga mbrojtësi i përparmë, përgjatë dyerve e deri te pjesa e prapme e karrocerisë së S-Cross.

Suzuki thotë se këto elemente sugjerojnë stabilitet dhe fortësi, përkrah pamjes bashkëkohore të Crosover-it. Në komunikatën e shkurtë, thuhet se më shumë detaje do të jepen në ditën e parë të panairit më 27 shtator.

Lajme të ngjashme

Back to top button