OSCAL 2019, edicioni i VI-të po vjen, me fokus në teknologjinë etike

Konferenca e parë vjetore ndërkombëtare në Shqipëri, Open Source Conference Albania (OSCAL), do të zhvillohet për të gjashtin vit radhazi për të promovuar në një masë më të gjerë frymën e kulturës së informacionit të hapur, programet me kod burimi të hapur dhe lirinë e teknologjisë në tërësi. Këtë vit OSCAL do të mbahet më 18 & 19 Maj 2019 në Tiranë.

Kjo konferencë organizohet nga Open Labs Hackerspace, komuniteti lokal i dedikuar në promovimin dhe fuqizimin e kulturës free/libre/open source që nga viti 2012.

Fundjava e 18-19 Majit pritet të grumbullojë mbi 300 entuziastë të teknologjisë, zhvillues, agjensi si edhe profesionistë të kulturës free open source; të gjithë me besim të përbashkët tek idea e një bote  ku informacioni ndahet në mënyrë të hapur dhe të lirë. OSCAL jo vetëm ofron për çdo person që ka dëshirë mundësinë për të ndarë njohuritë apo eksperiencat e veta me pjesëmarrësit, por nëpërmjet tij frymëzon edhe dhjetëra të tjerë. Një larmishmëri prezantimesh dhe puntorishë shumë interesante, që do të mbahen paralelisht në disa salla, do të jenë pjesë e të dyja ditëve të konferencës.

Pra, që prej orës 09.00 deri në orën 18:30 pjesëmarrësit do të mund të ndjekin temat e tyre të preferuara ose, nëse kanë dëshirë të përfshihen më tepër, do të mund të marrin informacione më të detajuara për projektet me kod burimi të lirë dhe të hapur (free open source) te stendat përkatëse, të cilat gjithashtu do të jenë prezente. Vlen të përmendet se Mozilla, Fedora, LibreOffice, OpenStreetMap, Wikipedia, phpList, Nextcloud, openSUSE janë vetëm disa nga komunitetet nga ku pjesëmarrësit e OSCAL mund të marrin më tepër informacion të drejtpërdrejtë rreth këtyre projekteve në stendat e tyre.

Në edicionin e fundit  të OSCAL-it, pra ai i 2018, u mbajtën 64 prezantime me ligërues nga shtete të ndryshme të botës (kryesisht Europës), ku ishin të pranishëm më se 300 pjesëmarrës të frymëzuar për të mësuar më tepër rreth kulturës free open source. Ndërsa qershia mbi tortë, ishin të gjitha komentet pozitive mbi konferencën dhe dëshira e shprehur nga pjesmarrësit për të qenë përsëri të pranishëm në vitin ardhshëm, të cilat i motivojnë organizatorët të mendojnë për  gjëra edhe më të zgjeruar në edicionin e ardhshëm.

Cilido që dëshiron të bëhet pjesë e OSCAL 2019 mund të rezevojë biletën e tij falas, duke vizituar oscal.openlabs.cc. Por sigurisht, edhe çdo mbështetje financiare për zhvillimin e konferencës është më se i mirëpritur.

ETHICAL TECH – është tematika kryesore e OSCAL ‘19

Makinat që vetëdrejtohen, inteligjenca artificiale, asistentët personalë, algoritmat, “ekonomia e shpërndarjes” fuqizuar nga aplikacionet, luftrat e luftuara me dron dhe robotët ishin e janë prezentë si mjete për ta bërë jetën tonë më të mirë.  Por e kundërta po ndodh! Rrjetet sociale tashmë po ndikojnë në zgjedhje dhe demokracinë, pajisjet elektronike automatizojnë shtëpitë tonë duke na përgjuar, ndërsa shoferi i taksisë sonë po jep të dhënat e çdo udhëtimi që ne bëjmë! Sikur kjo të mos ishte mjaftueshëm, platformat ‘mira/moderne (në modë)’ dhe aplikacionet kanë krijuar tashmë një brez të rinjësh që luftojnë për mbijetesën e tyre finaciare, si pjesë e angazhimit të tyre në ekonominë e shpërndarjes.

“Në këtë edicion  të Open Source Conference Albania ne reflektojmë se si duhet të jetë në të vërtet  teknologjia jonë. Prandaj duhet të vendosim dhe mbajmë një qëndrim midis “teknologjive të modës” dhe “teknologjive etike” që punojnë për ne dhe jo kundra nesh! Kjo gjë është e mundur vetëm nëse ne përdorimi pajisje të lira dhe me kodburim të hapur!  Këtë vit le të reflektojmë për atë që ne kemi  vërtetë nevojë. Të zgjedhim ndërmjet “teknologjive moderne” dhe “teknologjive etike” që punojnë për ne!” thonë organizatorët.

OSCAL organizohet nga Open Labs Hackerspace, komuniteti lokal i dedikuar për të fuqizuar kulturën e hapur dhe softuerin e lirë dhe me kodburim të hapur që nga viti 2012.

Data të rëndësishme:

Hapje e thirrjes për vullnetarë: 01.03.2019 – 14.04.2019

Hapje e thirrjes për info booths: 01.02.2019 – 01.04.2019

Regjistrimet për pjesëmarrje do të bëhen nga: 08.04.2019

Hapje e thirrjes për sponsorë: https://oscal.openlabs.cc/sponsors/

Për informacione të mëtejshme shikoni:

website: oscal.openlabs.cc

instagram: @oscalconf

twitter: @OSCALconf

email: [email protected]

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button