Thaçi: Mos i bllokoni proceset!

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë të mërkurën se Kosova po hynë në një fazë të rëndësishme të forcimit dhe konsolidimit të saj, siç është përmbyllja e mbikëqyrjes së pavarësisë, që sipas tij është dëshmi e qartë e “maturimit të institucioneve të Kosovës dhe përgjegjësive të plota të saj”. Ai ka shtuar se të gjithë duhet angazhohen në këtë objektiv dhe jo të bllokojnë procesin.

“Pjekuria dhe uniteti politik i qytetar kanë qenë vendimtar në përmbylljen e suksesshme të këtij procesi. Reformat kanë qenë po ashtu faktor i rëndësishëm, që kemi bërë të kemi një vlerësim pozitiv ndërkombëtar”, ka theksuar Thaçi.

Ai ka shtuar se 10 shtatori është fitore e konsensusit të brendshëm, “është festë për gjithë qytetarët të Kosovës”. Por, sipas kryeministrit, pavarësia nënkupton përgjegjësi të plotë dhe jo bllokim të proceseve.

“Pavarësia e plotë nënkupton edhe përgjegjësi të plotë. Tani e tutje edhe më shumë duhet të kemi përkushtim për përmbushjen e reformave demokratike shumë të nevojshme për realizimin e qëllimit tonë për anëtarësim të Kosovës në NATO dhe Bashkim Evropian. Pra, të gjithë duhet të angazhohemi në këtë objektiv dhe demokracia nënkupton participim, e jo bllokim”, ka deklaruar kryeministri, raporton “Kosovapress”.

Këto deklarata ai k ka dhënë në mbledhjen e kabinetit qeveritar. Ndryshe, mbledhja ka vazhduar me disa pika të rendit të ditës, siç është Projektligji për kontrollin e duhanit. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button