Posedon 16.400 palë këpucë

Amerikania Darlene Flynn në koleksionin e saj ka 16.400 palë këpucë dhe mban rekordin botëror për koleksionin më të madh të këpucëve.

Dihet se femrat janë të fiksuara pas këpucëve, mirëpo rrallëkush do të arrijë të ketë aq shumë këpucë sa 57-vjeçarja nga Kalifornia, e cila mban epitetin “Mbretëresha e këpucëve”.

Ajo ka filluar blerjen obsesive të këpucëve që nga divorci në vitin 2001, ndërsa në vitin 2006 kishte 7.765 palë, që mjaftuan për të hyrë në librin e rekordeve Guinness.

Tani koleksioni i saj është dyfishuar dhe vlen rreth 500.000 dollarë, ndërsa Darlenne do të shënohet edhe njëherë si rekorderë botërore për numrin e këpucëve.

“Nuk e di pse i kam zgjedhur këpucët. Thjesht, i dua dhe kjo ka dalë nga kontrolli. I dua rreth meje, t’i shikoj dhe të mendoj për udhëtimet e mia rreth botës”, ka thënë ajo./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button