Zeqiri: Qeveria djeg qytetarët me gjoba

Në Buxhet po grumbullohen shuma të larta sipas bazës së dënimeve ka tërhequr vërejtjen deputeti opozitar, Izet Zeqiri nga RDK-ja, sot në debatin e Parlamentit në lidhje me Propozim-ligjin për ndryshim të Ligjit për regjistrim të pagesave të gatshme.

“Për vetëm gjashtë muaj sipas bazës së dënimeve dhe gjobave në Buxhet janë paguar 16,5 milionë euro, ndërsa kreditë të cilat u janë dhënë kompanive janë në mesatare në shumë prej 12 milionë euro. Si atëherë të presim që të zhvillohet ekonomia”, pyeti Zeqiri.

Ndërkaq LSDM-ja kërkon ulje të gjobave të parapara, gjegjësisht prej 2.500 euro në 1.000 euro për subjekte juridike, prej 750 euro në 500 euro për personin përgjegjës në subjektin juridik, ndërsa gjobat për personat fizikë të ulen prej 750 euro në 300 euro.

Qëllimi i ndryshimeve të propozuara në ligj sipas kësaj partie  është që t’u dalë në ndihmë obliguesve tatimore të përfshirë me ligjin në kuptimin e përmirësimit të biznes klimës dhe avancimit të politikës ndëshkuese përmes uljes dhe rangimit të kundërvajtjeve.

Propozohet që në vend të ndalesës për kryerje të veprimtarisë në hapësirën afariste në kohëzgjatje prej 30 ditësh obliguesve tatimorë fillimisht t’u shqiptohet vetëm paralajmërim për parregullsitë e konstatuara, që do t’i mënjanonin në afat prej 30 gjegjësisht 15 ditë. 
Debati do të vazhdojë pas pauzës së dhënë me kërkesë së grupit të deputetëve të PDSH-së. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button