Nëntë vende vazhdojnë të digjen në Maqedoni

Në Territorin e Maqedonisë aktualisht aktiv janë nëntë zjarre. Zjarri te vendi Gorni Pokojnik komuna Sopisht, ende është aktiv. Ndërsa mësohet se në terren janë duke intervenuar ekipet e Njësisë Zjarrfikëse –Shkup.

Sipas informacioneve nga Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK), zjarri po zgjerohet në dy drejtime, në drejtim të fsh. Drazhillovë dhe kah PN Jasen.

“Nga ana e PN Jasen është kërkuar të përdoret intervenim nga ajri për shuarjen e zjarrit. Zjarri në rrethin e fsh.Moranë (kah fshatrat Vrazhallë dhe Oreshanë), Komuna Studeniçanit është ende aktiv. Digjen shkurre dhe bar i thatë . Përsëri u riaktivizua zjarri në rrethin e fsh. Llojan në afërsi të deponisë së fshatit. Në shuarjen e zjarrit kanë ndërhyrë ekipe nga NP Ekonomia pyjore Kumanovë”, thuhet në njoftimin e QMK-së. 

Në njoftim më tej theksohet se, zjarri në fsh.Negorci i cili u zgjerua në drejtim të Gjevgjelisë është vënë nën kontroll. 

“Në terren veprojnë ekipe të NPPK ,, Komunalec” Gjevgjeli dhe EP ,, Kozhuv” Gjevgjeli. Zjarri që shpërtheu dje në malin Kozhuf v.q Okov Rid është ende aktiv. Në terren punojnë ekipet nga EP “Kozhuv” Gjevgjeli, EP Vallandovë Policia pyjore Gjevgjeli, nga NJTZ Gjevgjeli shoqëria vullnetare për shuarrjen e zjarrin Bogdanci, dhe në mëngjes për shuarjen e zjarrit është aktivizuar edhe një helikopter i ARM. Zjarri në fsh.Dobroveni komuna Novaci është aktiv dhe ka depërtuar në një pyll me pisha, por është e mposhtur”, njofton QMK.

Me Helkopter nga MPB në vendndodhje janë transportuar 50 persona nga NJTZ Manastir dhe EP “Kajmakçallan” dhe nga DMSH Manastir. Zjarri në fshatrar Dren dhe Smolani është aktiv. Në terren kanë ndërhyrë të punësuar nga EP “Crn Bor”. 

Lajme të ngjashme

Back to top button