MPB-ja do të paguajë 3,4 milionë euro për 150 vetura

Veturat e policisë, të cilat janë gjithsej 150 në numër do të blihen për 3,4 milionë euro. Në ankandin elektronik të cilin e ndiqte Komisioni për furnizime publike pranë Ministrisë së punëve të brendshme për automobilat e ri u paraqitën pesë ofertues – “Porsche Makedonija”, “Automotive Group”, “Automakedonija AD”, “Ka-Dis”, dhe “Deluks-auto” nga Kumanova, me veturat Skoda Jeti Ambition”, “Renault Coleos Dinamic”, “Opel Insignia NB”, “Seat Altea” dhe “Volkwagen tiguan track”.

Firma “Ka-dis” dha ofertë më të ulët në shpalljen për furnizim të 150 automjeteve për nevojat e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ajo në ankandin e sotëm elektronik për automjetet “seat altea” ofroi çmim prej 209. 750.000 denarë.

Çmimi më i ulët, i cili përbënte vlerën prej 3,8 milionë euro ishte çmimi fillestar i ankandit. Ofertuesit, gjithsej pesë subjekte i zvogëluan ofertat së paku për 4 mijë euro, ndërsa maksimum për 40 mijë euro në secilin raund të ankandit./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button