Më në fund! Deponia do shndërrohet në park?

Dikur deponi, tani park. Këtë premtim e ka dhënë kryetari  i komunës së Tetovës,  Sadi Bexheti për vendin ku mblidheshin mbeturinat në Tetovë.  Bexheti sot  e vizitoi këtë ish stacion të mbeturiave dhe theksoi se tetovarët e kanë zgjedhur përfundimisht problemin me mbeturinat dhe ky vend do të jetë park me dru dhe kullosë për qytetarët. 

“Disa herë diskutohet për këtë deponi , ne si komunë  disa herë e kemi sanu dhe dhe tash së fundmi e kemi sanuar ,do ta mbyllim dhe do ta bëjmë park do të mbjellim kullosë dhe dru,dhe ky vend do të jetë një park për qytetarët” tha Bexheti.

Kryetari Bexheti ka theksuar se ky vend gjithnjë do të jetë i pastër dhe do të pamundësohet hedhja e mbeturinave në të. 

Sipas tij, grumbullimi i mbeturinave në këtë vend është bërë jo vetëm për fajin e komunës, megjithatë ai ka shfaqur kënaqësinë për zgjidhjen përfundimtare të këtij problemi, me të cilin qytetarët e Tetovës janë ballafaquar mbi 15 vite.

Tetova vite me radhë po vuan nga moskujdesi ndaj pastërtisë së qytetit ndërsa grumbullimi i deponisë së egër ishte kulminacioni i pakujdesisë së organeve kompetente.

Ja videon si dukej ky vend. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button