Ahmeti dhe Thaçi në takime me Çejkun

Ambasadori shqiptar Arben Çejku takoi sot në Tetovë kryetarët e dy partive shqiptare, Ali Ahmetin dhe Menduh Thaçin. Siç transmetohet nga qendrat për komunikim të të dyja partive, përfaqësuesi i shtetit shqiptar mes tjerash ka kërkuar edhe thellimin e bashkëpunimit mes partive shqiptare në Maqedoni.

“Ahmeti dhe Çejku diskutuan rreth aktualiteteve politike, 100 vjetorit të Ditës së Flamurit kombëtar, bashkëpunimit ekonomik dhe tregëtar, etj. Ambasadori shqiptar Çejku theksoi që stabiliteti i vendit është i rëndësishëm bashkë me vazhdimin dhe intensifikimin e agjendës integruese euroatlantike, thellimin e bashkëpunimit midis partive politike shqiptare dhe ato joshqiptare si dhe zbatimin e Marrëveshje së Ohrit – thuhet në kumtesën e kabinetit të kryetarit të BDI-së”, Ali Ahmeti.

“Lideri i BDIsë rikonfirmoi përcaktimet strategjike të Maqedonisë për fqinjësi të mirë, integrim euroatlantik dhe bashkëpunim të përafërt ekonomik me vendet e rajonit. Parakusht për realizim të sukseshëm të këtyre synimeve paraqesin marrëdhëniet e shëndosha ndëretnike dhe zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit” – thonë nga kabineti i BDI-së.

Ahmeti pasdite njashtu u takua edhe me ambasadorin bullgar, Ivan Petkov.

Ndërkohë edhe kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi priti në selinë e PDSH-së në Tetovë ambasadorin Çejku.

 “Në takim u bisedua për zhvillimet e përgjithshme në vend, mundësitë e bashkëpunimit dypalësh, statusin e shqiptarëve, rëndësinë e zhbllokimit të proceseve integruese euro-atlantike, rritjen e bashkëpunimit me faktorët politikë që kanë për prioritete perspektivën, stabilitetin dhe progresin” – thuhet në kumtesën e PDSH-së.

“Mora një mbështetje të drejtpërdrejt për politikën konstruktive që bën Partia Demokratike Shqiptare drejt përmirësimit të statusit të shqiptarëve në Maqedoni, për debllokimin e procesit integrues dhe normalisht rritjes së nivelit të bashkëpunimit me të gjitha partitë politike që janë të interesuar që këto procese të zhvillohen pozitivisht” – deklaroi për mediat Menduh Thaçi.

Pas takimit Menduh Thaçi edhe njëherë ka përsëritur mbështetjen e tij për BDI-në për bllokimin e ligjit për branitellat.

“Ka edhe pak kohë që të mundohemi bashkarisht partitë shqiptare që të pamundësojmë miratimin e këtij ligji. Sigurisht se PDSH-ja e ka variantën e vet dhe është e gatshme të bisedoj edhe me të tjerët por momenti final do të jetë braktisja e atyre insitucioneve nga ana e shqitparëve që sjellin ligje të këtilla antishqiptare dhe ligje të këtilla edhe në aspektin financiar të paqëndrueshme totalisht” – tha Thaçi.
/portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button