Iljaz Halimi zëvendëson Arbër Xhaferin

Kryetar i ri i Kuvendit qendror të Partisë Demokratike Shqiptare do të jetë Iljaz Halimi, vendosi Kuvendi qendror i PDSH-së sot.
 
Halimi në këtë post  e zëvendëson Arbër Xheferin, i cili ndërroi jetë dy javë më parë.

Ndryshe, PDSH sot mbajti mbledhjen e Kuvendit qendror ku pikë e vetme e rendit të ditës ishte zgjedhja e kryetarit të këtij organi partiak. Pak para fillimit të mbledhjes së Kuvendit qendror, lideri i PDSH-së Menduh Thaçi është takuar me ambasadorin shqiptar në Maqedoni, Arben Çejku./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button