(FOTO) Zjarret në Shqipëri shihen dhe nga sateliti i NASA

]Zjarret në Shqipëri kanë arritur kulmin këtë verë. Numri i madh i tyre ka tërhequr dhe vëmendjen e agjencisë së kërkimit hapësinorë në SHBA, NASA. Në një foto të publikuar gjatë orëve të fundit, NASA jep pamjen satelitore të Ballkanit Jugperëndimor.

Në foto duken qarë zjarret që kanë përfshirë gjithë vendin, kryesisht pjesën Veri Lindore. Agjencia citon burime zyrtare duke deklaruar se deri tani në vend janë djegur 148 hektarë pyje, vreshta dhe ullishte dhe dy fshatra janë drejt evakuimit. Pamjet janë marrë nga sateliti “Aqua” më 26 gusht 2012.

Edhe pse në hartë mungon ndarja territoriale e shtetit të Kosovës, shihet se edhe në këtë territor nuk mungojnë vatrat e zjarrit.

Më pas bëhet një përshkrim i rajonit, ku në Greqi evidentohen 40 zjarre. Në Bosnjë një numër i konsiderueshëm pyjesh është djegur, duke përfshirë dhe lisa 400 vjeçar./noa/

Lajme të ngjashme

Back to top button