Basha: Pjesëmarrja e 16 marsit ta tejkalojë atë të 16 shkurtit

Partia Demokratike mblodhi kryesinë, nga ku nën drejtimin e Lulzim Bashës i gjithë fokusi ishte për organizimin e protestës së 16 marsit, njofton TCH.

Burime nga kjo mbledhje pohuan se kryedemokrati Basha ka kërkuar kontaktimin e sa më shumë njerëzve për të mbajtur lart frymën antiqeveri.

“Pjesëmarrja e 16 Marsit ta tejkalojë atë të 16 shkurtit”. Kjo ka qenë kërkesa dhe porosia e Bashës për kryesinë dhe kryetarët e degëve të PD-së në rrethe.

“Të bëjmë për vete elitën në çdo fushë. Gjithçka në funksion të aksionit politik dhe protestave”, është shprehur Basha.

Ndërkohë, në mbrëmje kryetari i Partisë Demokratike iu bashkua protestës së banorëve të Unazës.

“Koha e hajdutëve po merr fund, bashkë me kohën e Edi Ramës që ka marrë fund. Ai është një kufomë politike dhe banda e tij politike që qeveris vendin i ka ditët e numëruara. Edi Rama, ti je i paligjshëm! Je po aq i paligjshëm si kriminelët me të cilët ke marrë pushtetin. Më 16 Mars do të jetë historia e triumfit të shqiptarëve të bashkuar”, tha Basha.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Shqiptarët janë i vetmi popull që koruptohet me premtime! O Lul o idiot, lere Edi Ramën të punon, kush stë ka faj që populli nuk të votoi! Edhe po të mbledhësh një milion protestues, prapë jeni pakicë, ore debil. Demokracia do të thotë 51% , kush e ka ai qeverisë dhe pakica që janë 49% i nënshtrohet shumicës. Ti Lul nuk don demokraci por anarki se kshtu ju të PD-ke jeni mësuar, pa ligj që nga 1991- e këtej. Ti don ta kthesh gjendjen e 1997-s, por kthim në ato vite më nuk ka, e vetmja gjë që do të ndodhë është se ju të gjithë do të përfundoni në burg për nxitje të dhunës, dhe tentim grushtshteti! Vetëm një person injorant, mundet të besojë se Lulzim Basha do tjau zgjedh problemet ekonomike!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button