SNHR kërkoi lirimin e mbi 7.720 grave në burgjet siriane

Rrjeti për të Drejtat e Njeriut në Siri (SNHR) ka bërë thirrje për lirimin e grave nga burgjet e regjimit të presidentit sirian, Bashar al-Assad, raporton Anadolu Agency (AA).

SNHR, në mesazhin e publikuar me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Grave, rikujtoi se edhe më tej janë duke u shkelur të drejtat e grave në Siri.

Ata theksuan se nga muaji mars të vitit 2011, kur filloi lufta në Siri, janë burgosur më shumë se 7.720 gra.

SNHR theksoi se edhe gratë nëpër burgje nën kontrollin e regjimit sirian janë të ekspozuara ndaj torturave. Ata kërkuan lirimin e tyre.

SNHR konsiderojnë se Kombet e Bashkuara (OKB) duhet të sjellin “vendim obligues” për mbrojtjen e të drejtave të grave dhe mbrojtjen nga sulmi.

Të dhënat e opozitës tregojnë se në burgjet e regjimit në Siri gjenden së paku 500.000 persona. Ata theksojnë se më shumë se 13.500 gra, aq sa janë marrë në pyetje, kanë qenë të torturuara ose përdhunuara në burgje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button