PDSH nesër zgjedh pasardhësin e Xhaferit

Nesër në Tetovë, Partia Demokratike Shqiptare do të zgjedh kryetarin e Kuvendit qendror të partisë, pas vdekjes së Arben Xhaferit, i cili drejtonte deri tani me këtë organ. 

Nga kjo parti nuk japin emrat e kandidatëve për të këtë post partiak. Mbledhja e Kuvendin qëndror të PDSH-së është caktuar të mbahet në ora 13 dhe do të ketë te vetmen pikë të rendit të ditës zgjedhjen e kryetarit të këtij organi të lartë partiak.

Ndërkohë, paraprakisht, në selinë e PDSH-së në Tetovë, pritet që lideri i partisë Menduh Thaçi të takojë ambasadorin e Shqipërisë në Shkup Arben Çejku, ku mes tjerash do të hapet tema edhe për zhvillimet e fundit në vend.

Nga kjo parti kanë njoftuar se nga e mërkura lideri Menduh Thaçi do të nisë takimet me Organizatat joqeveritare dhe lëvizjet sociale me qëllim të bashkëpunimit për zgjedhjet e ardhshme lokale. 

Ndryshe, në selinë e PDSH për vizitë ka qëndruar mbreti Leka Zogu II me delegacionin e familjes mbretërore shqiptare. Ai është takuar me Thaçin të cilit i kanë shprehur keqardhjet e tyre për vdekjen e Xhaferit./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button